Detaje të reja kanë dalë nga grabitja e Postës Shqiptare në Kamëz ku një person i maskuar me armë zjarri tip “pistoletë” e cila dyshohet se ka qenë lodër, ka terrorizuar stafin dhe ka marrë një shumë parash.
Sipas burimeve të Policisë, autori i ka marrë paratë pa dhunë.
Shumë e parave të marrë është 1 milion lekë të vjetra, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij. /Priza.al