Grabitja në Klos/ Djali: Erdhën te krevati ku flija, më goditën në kokë

Një grabitjeje ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Dom të Klosit, ku 5 persona të maskuar vodhën brenda banesës 8 mijë euro dhe 1 milion lekë.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe djali i familjes, Shpend Leshi i cili u dhunua nga grabitësit, të cilët sulmuan dhe nënën e tij 80-vjeçare.

Lleshi tha se ka marrë goditje të forta në kokë dhe ndodhen në gjendje paniku.

“Jemi të tmerruar. Dëgjova zhurmë te dritarja e shtëpisë. Nuk e kuptoj si arritën ta hapin aq shpejt. Erdhën te krevati ku flija unë. Më goditën fort në kokë. Vajtën edhe te krevati i nënës. E sulmuan edhe atë. Bërtitën me zë të lartë ‘mos lëvizni’”, tha ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 2 tetor, rreth orës 2 të mëngjesit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *