Zbardhet dëshmia e vajzës që, sipas policisë, dyshohet të jetë përdhunuar nga grabitësi Vitrin Çobaj, ditën e djeshme në Selenicë.
E frikësuar, vajza tregon se si ka ndodhur ngjarja në kasollen e bagëtive ku autori dyshohet ta ketë përdhunuar.
”Më tërhoqi nga bluzja dhe më çoi në një kasolle bagëtish. Jam shumë e trembur. Policisë ia tregova të gjithë të vërtetën që ka ndodhur. Më ka kërcënuar më pas duke më vendosur thikën në fyt,” thotë ajo.
Vajza shprehet se është falenderuese ndaj forcave të Policisë së Shtetit dhe shpreson që autori të marrë dënimin e merituar.