Të armatosur deri në dhëmbë disa persona mësyjnë në një supermarket! Nuk është një film aksion, por një ngjarje e cila ka ndodhur në qendër të qytetit të Peqinit mbrëmjen e djeshme.
Mësohet se grabitësit kanë qenë 2 meshkuj të armatosur me armë zjarri tip kallashnikov, të cilët kanë kërcënuar me armë pronarin e biznesit të identifikuar si Agim Spahiu. Fatkeqësisht ai ka rënë pre e dhunas së keqbërësve, të cilët kanë arritur të vjedhin shumën ditore të xhiros. Burimet bëjnë me dije se dy personat kanë vjedhur një shumë prej 60 mijë lekësh dhe janë larguar më pas grabitjes janë larguar me një automjet që i priste në vendin ku kryen grabitjen.
Për identifikimin e autorëve, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së marketit dhe rrugës aty, për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e grabitësve.
/Priza.al/