Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u shfaq përmes një videoje në Grammy 2022 teksa prezantoi John Legend.
“Ne po luftojmë Rusinë, e cila sjell heshtje të tmerrshme me bombat e saj, heshtjen e vdekur”, tha Zelenskyy. “Mbusheni heshtjen me muzikën tuaj. Mbusheni sot për të treguar historinë tonë.”
Here is Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy’s pre-taped speech at the #Grammys, introducing a performance for Ukraine from John Legend: “Our musicians wear body armor instead of tuxedos. They sing to the wounded in hospitals.” https://t.co/rjX2S54hkr pic.twitter.com/43fcZTrjQK
— Variety (@Variety) April 4, 2022
Zelensky e mbylli fjalimin e tij me një listë me emra të qyteteve të Ukrainës dhe frazën: “Unë ëndërroj që ata të jetojnë të lirë. Të lirë si ju në skenën e Grammy-t”.
Shfaqja e videos me Volodymyr Zelensky u pasua nga një pjesë prekëse e John Legend, shoqëruar me fotografi të popullit ukrainas dhe recitimin e një poezie të një poeti të arratisur nga vendi pak ditë më parë.
Mendohet se presidenti Zelenskyy e ka xhiruar videon brenda 48 orëve të fundit në një bunker në Kiev. Presidenti ukrainas prezantoi këngëtarin John Legend. Legend performoi dhe iu bashkua këngëtarja ukrainase Mika Newton. lyuba Yakimchuk gjithashtu lexoi një poezi.