Kryeminstri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij para grupit të deputetëve të zgjedhur duke iu drejtuar këtyre të fundit edhe si “shokë dhe shoqe”. Kryesocialisti sqaroi se tashmë që Gramoz Ruçi nuk do të ketë peshën e fjalimeve pas dorëheqjes, duhet të mësohen të dëgjojnë më shpesh nga ai këtë frazë.
Rama falenderoi Ruçin për kontributin e tij, duke theksuar se ata do të vijojnë të jenë një skuadër dhe se Ruçi do të jetë gjithnjë krahu i tij i djathtë dhe i pazëvendësueshëm me asnjë.
Nga Pallati i Brigadave, kryeministri kërkoi energji për nisjen e mandatit të tretë, duke e cilësuar atë si një borxh të madh nga populli.
“Ai që Gramozi nuk do ta ketë barrën që të mbajë barrën fjalime para jush mësohuni që do dëgjoni më shpesh adresimin nga unë shokë dhe shoqe. Uroj që të keni kaluar pushime të mbara dhe të jeni kthyer me energji për të nisur punën në kthimin e borxhit më të madh që populli i ka dhënë një force politike duke na besuar për të tretën herë radhazi privilegjin e jashtëzakonshëm për të udhëhequr Shqipërinë. Këtu janë anëtarët e grupit të parë dhe mandat të tretë që sapo fillon, por ne jemi këtu një skuadër që nga Gramozi i cili do të vijojë të jetë në krahun tim të djathtë sepse do jetë i çliruar nga çdo funksion publik. Askush mos i vijë keq sepse askush nuk e zë dot atë vend. Shumë prej jush ishin dhe do të jenë përsëri në Kuvend, të tjerë janë dhe nuk do të jenë në qeveri, por ne jemi një skuadër, e cila do t’ja dalë të jetësojë vizionin e PS për Shqipërinë duke qenë në gjendje të fitojë betejat,” tha Rama.
/Priza.al/