Një 34-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Gramshit, pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve dhe motrës së tij.
Shtetasi me iniciale E.P., banues në Gramsh akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.
Njoftimi i policisë:
Elbasan- Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve dhe motrës së tij.