Një 43-vjeçar ka mbetur i bllokuar mes shkëmbinjve bë Gramsh. Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në vendin e quajtur “Kalaja e Tërvolit”. 43-vjeçari nga Belshi ishte duke vizituar me miqtë e tij vendet turistike të Gramshit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimi zjarrëfikës, janë nisur në ndihmë të tij.
“Më datë 14.01.2023, rreth orës 18:35, në vendin e quajtur “Kalaja e Tërvolit”, shtetasi A. D., rreth 43 vjeç, banues në Belsh, duke vizituar me miqtë e tij këto vënde turistike, ka mbetur i bllokuar midis shkëmbinjëve, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur”, sqaron policia.