Një 26-vjeçar është arrestuar në Himarë, pasi kultivonte bimë narkotike në banesë.
Shtetasi me iniciale A. M., akuzohet , për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “.
Njoftimi i Policisë:
Si rezultat i kontrolleve masive të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe të çdo paligjshmërie tjetër policia ka gjetur dhe sekuestruar 100 fishekë, 2 granata, si dhe disa fidanë të kultivuar në vazo, të dyshuar narkotikë cannabis sattiva.
Në njoftimin e bluve thuhet se u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Himarë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.