Një granatë i është hedhur pranë një lokali,në lagjen Besëlidhja në Lezhë.
Burimet bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Lënda është hedhur nga një person i pa identifikuar ende, po sakaq në lokal ka pasur klientë.
Lokali ndodhet në afërsi të një komenti banimi dhe qytetarët janë panikosur jashtë mase.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, si dhe nuk bëhet i ditur identiteti i pronarit të lokalit.