Banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Granit Cana ka rrëfyer pak ditë më parë historinë e dashurisë jashtë shtëpisë së BBV. Ai ka treguar se ka bashkëjetuar me vajzën dhe se vetem motra e saj e dinte këtë lidhje, në familjen e saj.
Graniti tha se nuk mund t’i kërkoi vëllait të madh që t’ia sjellë partneren në shtëpi, pikërisht sepse familja e saj nuk është në dijeni të marrëdhënies së tyre. Ai pranoi se kur ka hyrë në shtëpi, raporti mes tyre ka qenë në krizë.
Por mbrëmjen e djeshme, teksa qëndronte me banorët e tjerë në oborr, Graniti tha se ka shumë dëshirë që ta takojë të dashurën.
“Gjë e bukur do ishte me e pas taku!”,- tha Graniti.
Lidhja që ka jashtë shtëpisë është edhe arsyeja pse ish-futbollisti i tha Fifit se nuk mund ta shohë dot më shumë se shoqe. Ai madje ka vendosur që të mos krijojë lidhje me asnjë nga vajzat në shtëpi.
/Priza.al/