Granit Xhaka ka vendosur të qëndrojë tek Arsenali dhe më pas ai do të largohet drejt klubit të…

ITALI – Ditët e fundit u përfol për një rikthim të interesit të Romës për Granit Xhakën, mesfushorin e ndjekur në verë, por që më pas rinovoi me Arsenalin. Klubi ‘verdhekuq’ ngurroi për shkak të kërkesës së tepruar të ‘Topçinjve’, kështu që në fund kosovari mbeti në Londër, duke rinovuar kontratën edhe për tre vjet të tjera

Por mesa duket, nuk do të ketë miqësi të tjera me Romën, duke pasur parasysh se lojtari duket e ka mbyllur këtë temë. Gjatë një interviste për podcastin ‘Mit Geredet’, Xhaka foli për të ardhmen e tij:
“Kam zgjatur kontratën dhe kam edhe dy vite e gjysmë këtu në Londër. Kur të përfundojë, unë do të jem 32 vjeç dhe nëse Borussia M’gladbach do të jetë e gatshme të hapë derën, unë do të jem gati të rikthehem”.

Kësisoj, stacioni i radhës nuk do të jetë Roma, por Bundesliga me klubin, ku mesfushori e ka nisur karrierën në nivele të shkëlqyera. Flirti mes Romës dhe Xhakës, tani duket realisht si një gjë e së shkuarës.

Reports: Roma & Mourinho Request Granit Xhaka From Arsenal - Chiesa Di Totti

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *