Granit Xhaka rezulton pozitiv me COVID-19, Zvicra do të përballet me Italinë pa kapitenin

BRUSSELS, BELGIUM - OCTOBER 12: Granit Xhaka of Switzerland gestures during the UEFA Nations League A group two match between Belgium and Switzerland at Roi Baudouin Stadion on October 12, 2018 in Brussels, Belgium. (Photo by TF-Images/Getty Images)

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Federata zviceriane e futbollit ka deklaruar se Xhaka ishte grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Katar 2022, por shfaqi simptoma mëngjesin e së mërkurës dhe nuk ka luajtur as në miqësoren ndaj Greqisë.

Zvicra pret Italinë më 5 shtator në Bazel, por llogaritë e formacionit duhet të bëhen pa kapitetin Xhaka.

Gjithashtu më 8 shtator Zvicra do të luajë me Irlandën e Veriut. Për Xhakën do të bëhet një tentativë të enjten me një test PCR dhe në rast se rezulton negative, atëhere ai mund të rikthehet të luajë.

Nga ana tjetër, Xhaka rezulton të mos ketë infektuar asnjë nga kolegët e tjerë tek Zvicra që ose kanë qenë të shëruar ose të vaksinuar ndaj COVID-19.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *