Granit Xhaka ka rënë në “dashuri” me Arsenalin. Mesfushori me origjinë shqiptare, pavarësisht ofertave të shumta në merkato, vendosi t’i qëndronte besnik “topçinjve”, duke rinovuar edhe për 3 vitet e ardhshme.
Klubi i Premier Ligës, i ofroi një kontratë të re Xhakës, pas performancës fantastike në Europian. Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2024, ndërkohë që mesfushori bëri një dedikim special mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale duke shkruar: “Shtëpia është aty ku është zemra. Shumë krenar që zgjas qëndrimin tim tek Arsenali”.