Gratë afgane/ Si kanë qënë ato më parë

Kur flasim për gratë afgane, të gjithëve mendja na shkon tek femra të mbulura nga këmbët te koka, të detyruara të mbulojnë trupin, fytyrën dhe sytë. Por në fakt ato nuk kanë qenë të tilla në vitet 60-70 të shekullit të kaluar. Ata mund të vishnin minifunde e të mbanin flokët të shkurtër që atëherë ishin në modë. Ato mund të shkonin në fakultet dhe të punonin, të shëtisnin në rrugë lirisht.
E gjithë kjo lidhej me mbretëreshën Soraya Tarzi. Ajo vinte nga një familje intelektualësh dhe ishte gruaja e vetme e Amanullah Khan, mbretit të Afganistanit (në të kaluarën, mbreti mund të kishte konkubina të shumta).
Në një fjalim publik, ajo deklaroi se feja islame nuk kërkon që gratë të mbulojnë trupin e tyre dhe të mbajnë shami. Dhe ajo hoqi publikisht shaminë para të gjithëve. Që atëherë ajo refuzoi të mbante shami dhe zgjodhi të mbante kapele allafranga në publik. Gjatë mbretërimit të Soraya-s, ajo dhe mbreti punuan shumë për të përmirësuar statusin social të grave, si drejtimi aktiv i shkollave, inkurajimi i grave për t’u arsimuar dhe zënë punë, gjë që pati ndikim thelbësore për shumë gra afgane.
Deri në vitet 1960, ndikim të madh solli edhe një grua tjetër amerikane e quajtur Jeanne Beecher e cila jetonte në kryeqytetin Kabul. Ajo ngriti një shkollë mode dhe organizoi shfaqje të modës, duke tërhequr dashamirës të modës nga e gjithë bota, dhe gjithashtu i mundësoi Afganistanit të eksportonte shumë pallto të famshme të lëkurës së deleve. Në atë kohë, më shumë se një e treta e grave të Kabulit visheshin sipas modës perëndimore. Është për të ardhur keq që Afganistani që njihej si “Parisi i Azisë Qendrore, ka humbur çdo shenjë të asaj kohe.
Në vitet 70-80, gratë afgane kishin të drejtën e votës, shkonin në universitet për të studiuar mjekësi, inxhinieri, etj., ishin në gjendje të ngisnin lirshëm, të shikonin filma, dhe nuk kishin nevojë të jetonin si “kujdestarë burrash”. Duket se kjo liri është vetëm kujtim i një kohë të largët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *