Një vajzë 23-vjeçare nga Afganistani në një intervistë për gazetarin dhe blogerin Iranian, Masih Alinejad është shprehur e frikësuar për ardhjen në pushtet të talebanëve, duke deklaruar se ajo nuk i beson retorikës së tyre.
“Unë nuk i besoj gënjeshtrat e talebanëve. Unë jam në moshën 23-vjeçare dhe talebanët do të më detyronin të martohesha me një nga luftëtarët e tyre. Sipas verisionit të tyre të Kuranit, ata na konsiderojnë si një plaçkë lufte. Mos u magjepsni nga talebanët! Ne kemi shumë Michelle Obama në Afganistan, kemi shumë gra të forta, kemi edhe Merkel, por të gjitha këto gra do të detyrohen të përkulen para Sheriatit. Unë jetoj në një vend, ku të lindurit në Afganistan, konsiderohen pa identitet. Kur tregoj në lidhje me gjendjen time shpirtërore, ata më akuzojnë se kam folur keq për islamin”, shprehet vajza afgane.
/Priza.al/