Kur ai u shpreh qartë dhe në mënyrë direkte se, ishte kundër idesë që gratë të bëjnë karrierë pa fund, apo disa shkolla të larta, mastera dhe doktoratura për të qenë të parat në profesione, në vend që t’i dedikohen më shumë familjes dhe fëmijëve, të gjithë e konsideruan si “patriarkal” dhe “maskilist”.
Në shumë emisione televizive aktiviste të të drejtave të femrave por dhe në rrjetet sociale, nxituan ta etiketonin e madje edhe ta fyenin studiuesin dhe teoricienin Alfred Cako.
Por ky i fundit, i njohur për idetë e tij kundër rumave konspiracioniste dhe kundër Plandemisë, i ka qëndruar rigoroz këtyre mendimeve të bëra tashmë publike.
Ndërkohë që edhe në Shqipëri ka shumë mbështetës të ideve të tij, madje edhe ndjekës të kauzave që ai përfaqëson, duket sikur Cakon tashmë po e ndjekin edhe nëpër botë…
Të paktën kështu duket nga qëndrimet më të fundit që udhëheqësit e qeverisë Talibane në Afganistan, kanë në lidhje me të drejtat e grave.
“Gratë nuk mund të jenë ministra, ato duhet të lindin dhe të bëjnë afganë”! Kështu është shprehur një zëdhënës i talibanëve gjatë një interviste për një media, kur është pyetur mbi të drejtat e grave në Afganistan.
“NDTV” shkruan se, komentet e zëdhënësit të talibanëve, Sayed Zekrullah Hashimi, mbi ministret e zhdukura të qeverisë së re afgane, janë shpërndarë gjerësisht në mediat sociale.
“Një grua nuk mund të jetë ministre, është sikur t’i vësh diçka në qafë që ajo nuk mund ta mbajë. Nuk është e nevojshme që gratë të jenë në kabinet, ato duhet të lindin. Gratë protestuese nuk mund t’i përfaqësojnë të gjitha gratë në Afganistan”,- tha Hashimi.
Intervistuesi kundërshtoi: Gratë janë gjysma e shoqërisë.
Hashimi u përgjigj: Por ne nuk i konsiderojmë ato gjysmë. Çfarë lloj gjysme? Vetë gjysma është e keqpërcaktuar këtu. Gjysma do të thotë këtu që i mbani në kabinet dhe asgjë më shumë. Dhe nëse shkelni të drejtat e saj, nuk është çështje. Gjatë 20 viteve të fundit, çfarëdo që u tha nga kjo media, SHBA dhe qeveria e saj kukull në Afganistan, a ishte gjë tjetër veçse prostitucion në zyra?
“Nuk mund të akuzosh të gjitha gratë për prostitucion”,- ndërhyri intervistuesi.
“Nuk kam parasysh të gjitha gratë afgane. Katër gratë që protestojnë në rrugë, ato nuk përfaqësojnë gratë e Afganistanit. Gratë e Afganistanit janë ato që lindin njerëzit e Afganistanit, i edukojnë ata mbi etikën islame”,- tha zëdhënësi.
/Priza.al/