Grekja rrëmben foshnjën e shqiptares në maternitet, si u zbulua gjithçka

Një histori si në filma ka ndodhur në shtetin helen. ‘Protothema.gr’ raporton se një grua greke ka marrë nga materniteti foshnjen e shqiptares e më pas e ka dërguar në banesën e saj duke ia paraqitur të shoqit si fëmijën e tyre.

45-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve nga një martesë e mëparshme, humbi fëmijën që mbante në bark me bashkëshortin aktual. Ajo nuk tregoi se kishte përsuar abort dhe hiqej si shtatzënë, kryente vizita të rreme te mjeku derisa përfundoi duke grabitur fëmijën e dikujt tjetër.

Ajo mori nga materniteti foshnjën e një të 28-vjeçareje shqiptare. Kjo e fundit, e identifikuar si ‘Lehona’, i kishte dhënë gji vogëlushes dhe më pas e kishte vendosur në vendin e posaçëm, pasi ndihej e lodhur dhe dëshironte të flinte.

Kur i doli gjumi ajo pa që foshnja që nuk ishte aty. Kërkimet policore zgjatën javë të tëra dhe përfunduan te gjurmët e 45-vjeçares. Testet e ADN më pas, treguan se foshnja ishte e shqiptares dhe jo grekes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *