Grenell flet prapë për Kurtin: S’është i mirë për Kosovën, kështu mendon edhe administrata amerikane

Ish-i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka folur përsëri me nota negative për kryeministrin Albin Kurti, në një intervistë për mediumet serbe derisa po vazhdon të qëndrojë për vizitë atje.

Albin Kurti nuk është lider i mirë për popullin e Kosovës”, ka thënë pos tjerash Grenell, duket shtuar se liderët e tjerë ishin më të mirë, “si p.sh. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi”.

“Nuk është vetëm mendimi im, besoj se edhe qeveria aktuale amerikane e sheh kështu. Mos harroni se ai (Kurti) shkoi në Uashington, nuk arriti as në Shtëpinë e Bardhë, nuk hyri brenda. Ai ishte matanë rrugës me stafin e administratës”, tha Grenel.

Duke folur për Thaçin, Grenell ka pohuar se “Evropa nuk është dashur ta vendosë atë në Hagë, ku po gjykohet si një nga liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për krime lufte në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999”.

“Populli i Kosovës, nëse dëshiron të ecë përpara, e di se ne kemi bërë shumë më tepër përparim kur Thaçi ishte president”, tha ai.

Sa për administratën aktuale amerikane, Grenell pohoi se Joe Biden s’ka dëshirë të përfshihet në “dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, prandaj pres shumë biseda dhe pak veprime nga BE-ja, e cila tani është në krye”.

Grenell e Kurti asnjëherë nuk kanë pasur raporte të mira.

Kurti e kishte kritikuar qasjen e tij në raport me zgjidhjen e problemit të Kosovës me Serbinë, duke pohuar se Grenell shihet se nuk ka njohuri për kontekstin dhe historinë mes dy vendeve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *