Greqi/ 17-vjeçarja shqiptare ndërron jetë në kushte misterioze në spital

Një adoleshente shqiptare ka ndërruar jetë në mënyrë misterioze në Greqi. 17-vjeçarja ishte dërguar me urgjencë në qendrën shëndetësore të Amfilochia nga babai i saj, por më pas kishte humbur jetën.

Mediat greke raportojnë se vajza po udhëtonte me të atin nga Shqipëria drejt Greqisë, kur papritur u ndje keq në rrugë. Pasi humbi ndjenjat, babai e kishte dërguar me urgjencë në qendrën shëndetësore, por mjekët nuk mundën t’i vinin në ndihmë.

Autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së saj, ndërsa nuk dihet identiteti i saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *