Një 28 vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke në kufirin greko-shqiptar pasi iu gjetën 375 kg drogë në një fugon.
Mësohet se policia ka ndaluar një furgon që vinte nga kufiri gjelbër brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 85 pako që përmbanin 374 kg 850 gram marijuanë.
Mësohet se policia greke ka kryer operacionin në vendin e quajtur Miliotadho në Zagorin lindor në Janinë. Mjeti rezulton i vjedhur në Athinë në korrik të vitit 2020.
Sakaq, janë sekuestruar në total edhe 5 celularë dhe 390 euro.