Banorët e Nea Smyrni, Greqi u tronditën kur panë 17-vjeçarin duke vrapuar nëpër rrugë dhe duke bërtitur “I vrava demonët”.
Gjithçka ndodhi mëngjesin e së martës (28/3), kur 17-vjeçari doli gjysmë i zhveshur, i mbuluar me gjak, nga banesa e tij në rrugën Nikolaou Plastira dhe bërtiti “I vrava demonët” pasi kishte plagosur rëndë nënën e tij 45-vjeçare.
Fqinjët e familjes flasin për një fëmijë që përballet me probleme të rënda psikiatrike dhe disa prej tyre thanë se kishin kontaktuar me një shoqatë për të ndihmuar 17-vjeçarin.
“Fëmija kishte disa probleme. Edhe ajo kishte probleme. Unë kisha thirrur edhe Buzëqeshjen e Fëmijës dhe thashë “ është ky fëmijë në numrin 120 dhe hajde ta shohësh. Askush nuk erdhi për ta parë. Prisja që diçka të ndodhte në një moment. Sot në mëngjes, fëmija zbriti i zhveshur. Në gjak, ai kishte veshur një bluze, kurse nga mesi e poshtë ishte lakuriq. Dhe bërtiste se i vrau demonët” tha një banor i Nea Smyrni.
Gruaja fatkeqe u dërgua në spital me ambulancën e EKAV-it me lëndime në kokë , ndërsa 17-vjeçari u arrestua.