Greqi/ Aksioni blic i policisë çon në shkatërrimin e bandës së shqiptarit ‘të rrezikshëm’! Sekuestrohet kanabis dhe armë zjarri

Greqi/ Kontrollet e befasishme të policisë me drone dhe me forca speciale kanë bërë të mundur shkatërrimin e bandës shqiptare e cila operonte në ishullin e Mykonos.

Sipas mediave greke, në prangat e policisë ka rënë 43-vjeçari shqiptar Gjergji Kapaj i cili ishte kapo-banda i grupit kriminal. Nga aksioni policor është arritur të sekuestrohet 300 gramë kokainë, 50 gramë marijuanë, armë e dokumente të falsifikuara.

Emri i Gjergji Kapajt nuk është i panjohur për policinë greke pasi rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm kriminal. Në viti 2012 ai u arratis nga spitali i burgut Trikalla dhe i ka shpëtuar dhe një atentati në 2017 ku mbeti i vrarë shoku i tij Roland Shembitrasi.

Siç edhe raportohet, hetimi për grupin e Kapajt ka nisur në tetor të vitit të kaluar pasi dyshohet se merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Dyshohet se në fund të muajit prill, grupi i  43-vjeçarit ka arritur të transportojë  nga Holanda në Greqi 3 kg kokainë, ndërsa vlera e saj nëse do të hidhej në treg do të ishte 84 mijë euro.

 

Më poshtë shfaqet fotoja nga aksioni i policisë:

/Burimi: Prothema.gr/ Përshtati: Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *