Një 41-vjeçar shqiptar ka plagosur me thikë një 62-vjeçar grek për arsye xhelozie.
Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ku shqiptari ka goditur me thikë të moshuarin në anën e majtë dhe të djathtë të qafës dhe është larguar me vrap.
Mësohet se i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
41-vjeçari shqiptar akuzohet për veprën penale ‘vrasje e mbetur në tentativë’.