Një shtetas shqiptar është vendosur në prangat e policisë së Greqisë i akuzuar për trafikim të të miturve. 56-vjeçari raportohet se ka blerë një djalë 8-vjeçar tek prindërit e tij në Tiranë për një shumë prej 1 milionë lekësh.
Më pas të miturin e ka dërguar në shtetin fqinj ku e ka detyruar që të lypte.
I arrestuari ishte i dënuar në Shqipëri me 15 vite burg për trafikim të të miturve dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai është sinjalizuar në Patisia dhe është vendosur në pranga, ndërsa nuk dihet ende fati i 8-vjeçarit.
Sakaq, po kryhen procedurat mes autoriteteve greke dhe shqiptare për ekstradimin e tij në Shqipëri.