Pak pas orës 02:00 të mëngjesit të së dielës, një zjarrvënie ka ndodhur në një koncesionar makinash në rrugën Ymitto 35 në Kaisariani të Greqisë.
Nga sulmi u dëmtuan shtatë automjete, ndërsa për shuarjen e zjarrit u angazhuan 5 makina zjarrfikëse dhe 15 zjarrfikëse.
Gjithashtu, sipas ELAS-it, kur forcat e policisë kanë shkuar me shpejtësi drejt vendngjarjes, një grup personash të panjohur i kanë sulmuar duke i hedhur bomba molotov, por nuk ka të lënduar. Policia ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.