Greqi/ I zhdukur prej disa kohësh, gjendet i pajetë në det shqiptari (Emri+Foto)

Një shtetas 53-vjeçar shqiptar që u nis për në ishullin Kos, të Greqisë për të punuar është gjetur i pajetë në det.

Sipas mediave të huaja, familjarët kanë konfirmuar se trupi i 53-vjeçarit të gjetur në zonën detare të portit të Siros i përket shqiptarit Shkëlqim Hysi.

Rojet bregdetare gjetën trupin në kalbje të avancuar në det dhe me ndihmën e zhytësve bënë të mundur nxjerrjen e tij.

Familjarët që kishin shpallur të zhdukur 53-vjeçarin dhe ishin në kërkim të tij, pasi u morën në pyetje nga autoritetet greke konfirmuan identitetin e viktimës.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *