Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë nga gruaja e tij, ndërsa ishte qëlluar me një plumb në kokë. Teksa ende nuk dihet identiteti, mësohet se viktima u gjet në makinën e tij në “Mansion of Rethymnon”.
Sipas të njëjtave informacione të siguruara nga Protothema, mësohet se burri ishte zhdukur dy ditët e fundit, ndërsa të njëjtat burime bëjnë me dije se edhe më herët ai ka pasur një përleshje me disa persona.
Ndërkohë në automjetin e tij nuk është gjetur asnjë armë. Tashmë hetimet po shkojnë në drejtim të identifikimit të autorit apo autorëve dhe mosmarrëveshjet që ai mund të ketë pasur.