Greqi/ Kryeopozitari pret fëmijët e minoritetit grek në vendin tonë, tregon pse refuzoi ftesën e Ramës

Kreu i partisë opozitare Aleksis Tsipras ka pritur sot, në zyrën e tij në Greqi, fëmijët e minoritetit grek në Shqipëri, të cilët tashmë jetojnë në shtetin fqinj. Ai ka marrë dhurata nga shoqatat e minoritetit dhe u ka premtuar se shoqëria greke do të jetë më pranë tyre.

Lidhur me ftesën e kryeministrit shqiptar Rama, për të vizituar minoritetin grek në vend, ai është përgjigjur: “Nuk mund të pranoja kurrë, që pa avancuar çështjet e minoriteteve, të organizoja festa.”

Sipas Tsipras, rruga e vendit tonë drej Bashkimit Europian duhet të ecë paralel me çështjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, duke përmendur këtu edhe pronat e tyre. Ai u shpreh se do të mbështeste integrimin tonë në BE, nëse do të ndodhte në përputhje me parimet dhe vlerat ndërkombëtare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *