Makina ku po udhëtonin tre politikanë greke ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Karditës të Greqisë.
Brenda në makinë ishin: Babis Liolios, Stylida Virginia Stergiou dhe Elateia Athanasia Stivaktis. Mediat greke shkruajnë se të tre po ktheheshin nga varrimi i babait të Simeon në Kastoria.
“Dëgjova një zhurmë dhe menjëherë makina filloi të lëshonte tym”, tha kryebashkiaku Domokou, teksa shtoi se doli menjëherë bashkë me kryebashkiakët e tjerë.
Makina u përfshi nga flakët brenda pak minutash dhe u shkatërrua plotësisht. Asnjë nga personat që ndodheshin brenda makinës pësoi lëndime.
Deri më tani nuk ka informacion nëse mund të ketë qenë atentat apo jo.