Greqi/ Ministri Çuçi jep lajmin: Lehtësira në marrjen e lejes së qëndrimit

Shqiptarët në Greqi që punojnë dhe jetojnë do të kenë një trajtim të veçantë në lidhje me lejet e tyre të qëndrimit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i brendshëm, Bledi Çuçi me anë të një statusi në Facebook i cili ndodhet në Athinë në një vizitë dyditore. Pas një takimi që ka zhvilluar në ambasadën shqiptare në Athinë, Çuçi tha se do t’i kushtohet vëmendje më e lartë problematike që kanë emigrantët në vendin fqinj.

“Në ambasadën tonë në Athinë takova përfaqësuesit e disa shoqatave të komunitetit shqiptar që jeton e punon në Greqi. Janë grupime tejet aktive në adresimin e problemve me të cilat ndeshen shqiptarët. Komunikimi i shpeshtë krijon premisa për të identifikuar çështjet që duhen adresuar për zgjidhje tek autoritetet greke, por edhe tek shteti amë, qofshin ato çështje të mbartura nga e kaluara apo të krijuara së fundi.”-shkruan Çuçi.

Sipas ambasadores Luela Hajdaraga lehtësimet për komunitetin shqiptar do të shtrihen në të gjitha zyrat e emigracionit në vendin fqinj.

“Nga ministri për Migracionin dhe Azilin mora premtimin se komuniteti shqiptar në Greqi do të marrë një trajtim të veçantë përsa i përket lejeve të qëndrimi dhe në përgjithësi të gjithë trajtimit në zyrat e emigracionit këtu në Greqi. Vendosëm një komunikim direkt për çdo shqetësim të shqiptarëve nëpërmjet ambasadores tonë në Athinë”, ka thënë ajo.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *