Greqi/ Në pranga 37-vjeçari shqiptar, kapet me 7 kg kanabis dhe mijëra euro në banesë

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi është kapur me 7 kg kanabis dhe 3800 euro cash në banesë.

Ngjarja ka ndodhur fundjavën e kaluar në Volos të Greqisë.

Gjatë kontrollit fizik në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi tetë pako me kanabis të papërpunuar me peshë 6.718 gr kanabis dhe 3830 euro cash, të ardhura nga shitja e drogës.

37-vjeçari është në pritje të masës ndëshkimore nga drejtësia greke.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *