Dy aksidente tragjike kanë ndodhur në asfalt brenda pak 24 orëve, konkretisht në Paros dhe Mykonos , ku viktimat kanë qenë duke lëvizur me skuter elektrik.
Mes autorëve të dyshuar që kanë shkaktuar përplasjen është edhe një 60 vjeçar shqiptar i cikli ka përplasur në Paros, në zonën e Ampelasit një 26 vjeçar. I riu u dërgua për të marrë ndihmën e specializuar në spital, por fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.
Shqiptari është vënë në prangat e policisë greke dhe pret vendimin në lidhje me të.
Gjithashtu një 42 vjeçar grek që po lëvizte me skuter ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë në ishullin Mykonos.