Policia greke ka vënë në pranga dy vajza shqiptare të cilat akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.
Mediat greke shkruajnë se një 21 vjeçare dhe një 27 vjeçare nga Shqipëria janë arrestuar në Athinë dhe Katerini për trafik droge.
Ndër të tjera thuhet se atyre u është sekuestruar 7 kilogramë hashash, që ishte destinuar për trafikim nga pjesëtarët e grupit së cilit i përkisnin, në Selanik dhe Pieri.
Vajzat 21 dhe 27 vjeçe janë dërguar në paraburgim, dhe pritet që në ditët në vijim të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.