Greqi/ Nga data 3 janar hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, ja për çfarë bëhet fjalë

Greqia do të ashpërsojë masat anti-COVID. Ministri i Shendetësisë Thanos Plevris ka deklaruar se qeveria do ta mbajë premtimin për të mos i ndryshuar masat në ditët e festave, ndaj masat e reja do të hyjnë në fuqi më datë 3 janar.

Nga kjo datë në Greqi do të jetë i detyrueshëm përdorim i maskave me mbrojtje të lartë ose maska të dyfishta nëpër supermarkete, në mjetet e transportit publik si dhe për punonjësit e restoranteve.

Lokalet e natës do të lejohen deri në mesnatë dhe vetëm persona të ulur, maksimumi 6 veta në një tryezë. Në stadiume do të lejohet vetëm 10% e kapacitetit, maksimumi 1 mijë veta. Të sëmurët dhe të sëmurët kronikë duhet të kenë test PCR për të kryer vizitat mjekësore.

50% për qind e personelit të administratës shtetërore dhe asaj private do punojë online. Sipas ministrit Plevris këto masa po merren pas rritjes së ndeshje të rasteve të reja me COVID pas mbizotërimit të variantit ‘Omicron’.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *