Shfaqja e variantit ‘Delta’ ka alarmuar qeverinë greke e cila po përgatitet për një ‘valë’ tjetër masash në mënyrë që të evitohet një mbyllje tjetër e të gjithë vendit.
Sipas planit të ri të qeverisë greke, duke filluar nga muaji shtator në të gjitha shërbimet publike në ambiente të brendshme do ketë kontrolle të vizitorëve dhe të klientëve, të cilët duhet të kenë me vete me patjetër testin e COVID në rast se nuk janë vaksinuar.
Kontrolle do të bëhen edhe nëpër kafene dhe restorante.
Testet duhet të paguhen nga vetë qytetarët të cilët nëse s’do duan të paguajnë duhet të vaksinohen.
/Priza.al/