Një person ende i paidentifikuar ka grabitur një sasi parash nga një filial i një banke të njohur në Greqi. Mediat helene bëjnë me dije se grabitësi, me një maskë kirurgjikale, i ka kërcënuar punonjësit me një granatë që mbante në dorë, duke marrë paratë dhe duke u larguar më pas.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e rrugëve Geroulanos dhe 3 Shtatori, në Argyroupoli.
Sakaq autoritet janë ende në kërkim të tij.