Një 30-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri nga një oficere policie në Athinë.
Mësohet se 30-vjeçari ishte përplasur fizikisht me oficeren e policisë gjatë një aksioni policer mëngjesin e sotëm. Mediat greke raportojnë se oficerja ka qëlluar shqiptarin me armën e shërbimit për tu vetëmbrojtur.
Mësohet se i riu është transferuar me urgjencë në spital, pasi ka marrë lëndime në këmbën e tij. Emigranti shqiptar akuzohet ndër të tjera për një sërë grabitjesh.
Mediat greke bëjnë me dije se gjithçka ka nisur sot në kuadër të operacionit policorë të policisë së Atikës, në Universitetin e Teknologjisë Zografou, e cila kontrolloi kampusin universitar të Athinës pas dyshimeve se aty fshiheshin grabitës dhe shpërndarës droge.