Qeveria greke ka ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhjet e përgjithshme të vendit të 21 majit partinë politike të lidhur me grupin neo-nazist Agimi i Artë.
Sipas transmetuesit publik ERT, Partia Kombëtare, e themeluar nga ish-deputeti i grupit Agimi i Artë, Ilias Kasidiaris, i dënuar për krime, është ndaluar të konkurrojë në zgjedhje nga Gjykata e Lartë e Greqisë.
Vendimi i gjykatës u bazua në një ligj që parandalon të dënuarit për krime të rënda të kërkojnë poste. Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e Greqisë ndaloi edhe dy parti të tjera të ekstremit të djathtë, Unionin Patriotik dhe Partinë Patrida, të konkurrojnë në zgjedhje.