Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, ngjarja ka ndodhur në tetor dhe nëntor të vitit 2019, në një apartament ku e mitura nga Siria jetonte me vëllezërit e motrat e saj më të vegjël.
33-vjeçari e kapi në video përdhunimin e të miturës me celularin e tij dhe më pas e shantazhoi se nëse do të zbulonte atë që kishte ndodhur, do ta publikonte videon në rrjetet sociale.
Kjo ngjarje u shqyrtua të mërkurën në sallën e gjyqit të Gjykatës së Përzier Jurie të Selanikut.
I pandehuri kishte marrë detyrën e komisionerit (kujdestarit) dhe ishte caktuar me vendim gjykate përgjegjës për mbikëqyrjen edhe të fëmijëve, ndërkohë që nëna e tyre ndodhej jashtë vendit .
Makthi i 15-vjeçares, e cila mbeti shtatzënë nga përdhunimi, nisi natën kur i akuzuari, me origjinë nga kryeqyteti i Egjiptit, vizitoi shtëpinë dhe i ofroi një gotë me lëng portokalli, i cili përmbante një substancë të panjohur. Sapo e mitura ka konsumuar pijen, humori i ka ndryshuar papritur, është ndjerë e sëmurë, e lodhur dhe e përgjumur. Më pas 33-vjeçari e ka ndjekur të miturën në dhomën e saj të gjumit, e ka hedhur në krevat dhe i ka hequr pantallonat dhe të brendshmet dhe pasi është zhveshur, i ka mbuluar gojën me duar. Për sa kohë që 33-vjeçarja po përdhunonte të miturën, në dhomën ngjitur flinin dy vëllezërit e saj më të vegjël.
Pasi është përmendur, i pandehuri i ka thënë të miturës se përdhunimin e saj e kishte incizuar dhe filmuar me celular teksa ajo ishte lakuriq në shtrat. Ai e kërcënoi duke i thënë se “nëse zbulon se çfarë ka ndodhur, ky material do të publikohet në rrjetet sociale” .
Menjëherë pas abuzimit seksual, vajza e mitur kuptoi se kishte mbetur shtatzënë nga i akuzuari dhe vendosi ta rriste vetë fëmijën, por 33-vjeçari vazhdoi ta kërcënonte se do t’ia merrte fëmijën.
Vajza 19-vjeçare (sot) me origjinë nga Siria, në dëshminë e saj në gjykatë (me dyer të mbyllura) përshkroi makthin që përjetoi nga duart e 33-vjeçarit, momentin kur kuptoi se ishte shtatzënë dhe kërcënimet që ajo merrte vazhdimisht nga i akuzuari dhe vëllai i tij, për jetën e saj dhe të familjes së saj.
Sipas ekspertizës psikiatrike, viktima ka dëmtime të rënda mendore nga abuzimi seksual dhe psikologjik që ka pësuar nga 33-vjeçari, ka ankth të fortë, frikë dhe mungesë besimi, pasi abuzimi është bërë nga një person përgjegjës për të dhe vëllezërit e motrat e saj më të vegjël.