Një djalë 8-vjeçar shqiptar është plagosur ditën e sotme në Pylos të Greqisë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se i mituri ishte duke festuar Pashkët me familjen e tij, ndërsa është plagosur me një fishekzjarr.
Vogëlushi e ka gjetur pranë një kishe fishekzjarrin e pashpërthyer, dhe kur e ka marrë në dorë, i ka plasur. Por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.