Një shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë në Larisa të Greqisë. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur pas orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme. Personat që rastësisht kanë qenë pranë vendit të ngjarjes, kanë dërguar shtetasin shqiptar në spital. Identiteti i të lënduarit nuk bëhet me dije.
Ende nuk ka asnjë informacion për arsyet e plagosjes. Shqiptari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa policia po heton mbi identifikimin dhe arrestimin e autorit.