Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi u kap me kokainë dhe euro në shtëpi. Arrestimi u krye nga policia e Verias të Greqisë, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
Mediat greke raportojnë se në shtëpinë e emigrantit janë gjetur 300 gramë kokainë, 30 mijë euro cash, dy peshor elektronikë 36 gëzhoja dhe pako me lëndë medicinale për falsifikimin e drogës.
Personi në fjalë mësohet se ka të shkuar kriminale dhe se është personazh i njohur për drejtësinë greke, ndërsa kohë më parë ishte liruar nga burgu. Shqiptari është dënuar në të kaluarën për trafikim të lëndëve narkotike.