Greqi/ Qëlloi për vdekje me plumb në kokë 34-vjeçarin shqiptar, autori: Isha i dehur, nuk doja ta vrisja

Athanasios Nazos, 33-vjeçari nga Mykonosi që vrau 34-vjeçarin shqiptar Visar Dakramaj i njohur edhe si Julian Kosova ka rrëfyer përpara hetuesëve se në momentin e krimit ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk kishte qëllim ta vriste. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës pas një debati që patën në një lokal.

Sipas mediave greke autori pritet që të shprehë pendesë para trupës gjykuese. Sa i përket vajzës e cila dyshohet se u bë ‘molla e sherrit’, persona pranë të riut grek thonë se nuk ishte krim pasioni pasi nuk kanë pasur asnjëherë lidhje romantike.

“Shqiptari e ofendoi vajzën dhe më pas të dy nisën përleshjen që zgjati rreth 10 minuta. Nën efektin e pijes, gjërat morën kthesë të pakëndshme”, shtoi burimi për ‘Protothema’.

Për shumë vite, viktima punonte në ishull si elektricist. Ai kishte arritur që të ndërtonte një shtëpi luksoze që e jepte me qira për 800 euro/nata gjatë muajve të verës. Shtëpia që bleu i kushtoi 150 mijë euro, e rinovoi dhe e nxorri me qira. Ndërkohë, autori ishte edhe pronar i një hoteli në Mykonos.

23-vjeçarja që dyshohet se u bë “mollë sherri” zbuloi se me shqiptarin kishte pasur një lidhje dy vite më parë dhe më pas gjatë kohës që punonte në hotel, greku kishte shprehur interes për të. Lidhur me krimin ajo tregoi se pasi u përleshën fizikisht, greku është larguar nga vendi i ngjarjes për të marrë armën e gjahut dhe më pas është rikthyer dhe e ka qëlluar shqiptarin me plumb në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *