Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në Greqi. Sot, në ditën e dytë të saj, ai është takuar me Kryetarin e parlamentit grek, Konstandinos Tasoulas. Kreu i Qeverisë i dhuroi Tasoulas, një shishe vere dhe libër.
“Kjo është pasi zihen deputetët në parlament dhe kur shkoni në darkë në shtëpi, është shumë e mirë. Ky është një libër, autoren e kemi këtu, është përkthimi në greqisht” – tha Rama.
Kryeministri ka ndarë ditën e sotme, në rrjetet e socialet edhe sot fjalimin që mbajti një natë më parë në Athinë, në çeljen e ekspozitës së tij.
Të pranishëm në ekspozitë ishin ministri i jashtëm grek Nikos Dendias dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis.
Rama ekspozoi dje 33 punime të krijuara vitet e fundit, 15 prej të cilave të vitit 2023 si dhe disa punime porcelani.