Greqia është goditur moti i keq, duke shkaktuar reshje dëbore dhe problematika në disa zona.
Mediat greke raportojnë se në zonën e Atikës do të mbyllen disa shkolla, ndërsa qytetarët janë lajmëruar që të tregojnë kujdes në orët në vijim.
Moti është përkeqësuar me shpejtësi që nga orët e para të mëngjesit në Evia, me fenomene të forta që kanë goditur disa zona të prefekturës me reshje të dendura bore.
Dëbora ka mbuluar edhe zonat e Evias Jugore dhe Veriore, ndërsa po ashtu dëbora është aktive në Kriezë, Kymi, Agia Anna, Oxylithos, Kerasia, Neochori dhe Avlonari.
Po ashtu lundrimi është ndaluar nga portet e Pireut, Rafinës dhe Lavrios, për shkak të erërave të forta. Janë të mbyllura edhe linjat Kyllini-Zakynthos dhe Arkitsa-Edipsos.
Pasagjerët që do të udhëtojnë sot, përpara nisjes, duhet të kontaktojnë autoritetet vendore portuale dhe agjencitë turistike për çdo ndryshim apo modifikim të itinerareve.
Gjithashtu është ndaluar edhe qarkullimit të mjeteve të rënda.