Greqi/ Rreh gruan në hotel dhe më pas zhduket, policia në kërkim të 53-vjeçarit

Një 53-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia, pasi ka ushtruar dhunë fizikendaj partneres së tij në një hotel dhe më pas e ka braktisur.

53-vjeçari ka konfliktuar me partneren në hotel, debati ka agravuar deri në përdorimin e dhunës, me autorin që rezulton i zhdukur prej një jave.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi. Sipas informacioneve mësohet se pasi 53-vjeçari e ka rrahur gruan 28 vjeç është larguar duke nxituar nga hoteli, ndërsa gruaja ishte në gjendje të keqe me lëndime në fytyrë dhe trup.

Ka qenë 28-vjeçarja ajo që ka denoncuar dhunën e partnerit, kur shkoi për të marrë ndihmë mjekësore. Policia greke po punon për gjetjen e 53-vjeçarit./abc

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *