Një tjetër sasi droge është kapur në kufirin greko-shqiptar, pranë Igumenicës.
Mediat greke bëjnë me dije se uniformat blu kanë sekuestruar 70 pako, me peshë 77 kg e 320 gramë marijuana. Mësohet se në pranga ka rënë një shqiptar, i cili rezultonte shofer i automjetit.
Raportohet se nëse droga do të nxirrej në treg, kapte vlerën 190 mijë euro.