Një ngjarje e përgjakshme ka ndodhur mbrëmë në Kala Nera, ku dy fqinj shqiptarë janë përplasur me njëri-tjetrin, e si pasojë një është plagosur me thikë. 43-vjeçari me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur me thikë në bark, pas një sulmi nga një bashkatdhetar, rreth 35 vjeç. Por identiteti i asnjërit prej tyre nuk është i bërë me dije nga mediat greke.
Dy burrat nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, por janë fqinjë. Sherri ka shpërthyer dje në lagje dhe shkak i mosmarrëveshjes është bërë ndoshta një magazinë, të cilën viktima dhe autori e kanë bashkërisht.
Bashkëshortja e të plagosurit, në gjendje paniku, e ka dërguar vetë të shoqëin në spital me makinën e saj. Më pas, Policia është njoftuar për ngjarjen nga Spitali i Volos dhe ka shkuar menjëherë atje, për të marrë vesh se çfarë ka ndodhur, e pastaj për të prangosur autorin.