Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një shollë, ka humbur jetën një fëmijë ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Referuar mediave vendase,shpërthimi ka ndodhur në sistemin e kaldajave por ende nuk dihet shkaku ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia.
Sipas informacioneve, shpërthimi në kaldaja ka ndodhur gjatë pushimit, si pasojë e të cilit pjesë muri dhe një derë metalike janë hedhur tridhjetë metra larg, duke rënë mbi fëmijët dhe duke i plagosur.
Burimet thonë se fëmija që humbi jetën ishte nxënës i klasës së 6-të, ndërsa dy të tjerët janë nxënës të klasës së parë dhe të katërt.